Gazetarja bën denoncimin e fortë: Nuk ka fluturime nga Shqipëria, provova të prenotoja por data e parë e lirë 10 korriku, e cmimi i biletës 375 euro!!!

1389
0

Gazetarja shqiptare Alba Kepi ka bërë një denoncim të fortë lidhur me transportin ajror në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar se ka provuar të prenotojë biletë për të fluturuar drejt Italisë dhe ka konstatuar se nuk ka linjë ajrore me turistë nga Shqipëria.

Kepi ka theksuar se e vetmja datë e parë e lirë, që ka gjetur është 10 korriku dhe vetëm me një vend të lirë.

Sipas gazetares, çmimi i biletës varionte nga 374.47 euro deri 445.47 euro, baraz me koston e një udhëtimi pëtej oqeanit.

Denoncimi i plotë:

Gjithe kjo zhurme se Shiqiperia nis SOT transportin nderkombetar ajror e detar? Me ke? Asnje anije, asnje linje ajrore nuk pranon turiste nga Shqiperia drejt vendeve europiane… e ata shqiptare qe lejohen te udhetojne o kane dy nenshtetesi, o kane leje qendrimi ne nje vend te BE, o kane motive te forta pune e shendeti … ah dhe nje gje maskat duhen perdorur ne ambiente te mbyllura e te brendshme nese e keni seriozisht per tu mbrojtur nga infektimi, e jo ne ato te jashtme… ska kuptim te raportosh pa maske mes nje salle e te raportosh me maske ne rruge bosh, ne natyre o ne ambient te jashtem… tung hej o hej tung! Provova te prenotoja me Alitalia e data e pare e lire per te fluturuar ishte 10 korrik 2020 e vetem 1 vend i lire me cmimin 374.47 euro deri 445.47 euro… baraz me koston e nje udhetimi pertej oqeanit.. e jemi vetem 45-50 min larg ne linje ajrore!