Burri i një kuzhinjereje tek kopshti numër 9 në qytetin e Vlorës ishte prej më shumë se një jave i infektuar me koronavirus nderkohe qe gruaja e tij ka vazhduar të shkojë rregullisht në punë edhe duke ditur se kishte kontakte vazhdimisht me fëmijë.
Vetëm një ditë më parë ajo ka treguar se burri i saj është i infektuar ndërsa janë marrë tamponet për të gjithë stafin dhe është mbyllur edhe kopshti.
Ndërsa sot deri në këto momente janë regjistrura 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë, ndërkohë që ende priten përgjigje të testimeve të tjera të kryera.
Ndërsa një tjetër rast është zbuluar me COVID-19 në Korçë, ku ka rezultuar e infektuar një e moshuar.
Burime të sigurta thonë se e moshuara dyshohet të jetë infektuar në Tiranë atje ku ka qenë e shtruar disa ditë.
Ndërkohe testit iu janë nënshtruar edhe familjarët e saj.