U infektua me Covid-19, flet per here te pare Flor Binaj, tregon ku e mori

1114
0

Aktori i njohur i Portokallise, Florjan Binaj ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i cili shkruan në faqen e tij të Instagramit se pas një testimi rutinë ka rezultuar pozitiv dhe tashmë është vetëizoluar.

Fatmirësisht ai thotë se nuk ka asnjë simptomë dhe gëzon shëndet të plotë.

Edhe këtë ngjarje, të frikshme në pamje të parë, Binaj e ka trajtuar me nota humoristike.

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.

Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Më vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat! Shëndet të gjithëve!”- shkruan ai në positmin e tij në Instagram.

Florian Binaj është i njohur për rolet e tij të shumta në spektalin e humorit “Portokalli” ku spikat roli i policit.