Pëllumb Pipero del urgjent pas lajmit që mori, njoftimi që sapo dha është shume i fortë: Duhen mbajtur në…

1537
0

Mjeku Pëllumb Pipero, ka deklaruar se mbyllja e çerdheve nuk është zgjidhje nëse një person rezulton me koronavirus.

Fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar. Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen kaq shpejt. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën normalisht. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv. Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton një maskë për të qenë i sigurt. Rasti ne fjale duhet të qëndrojë në shtëpi, kontakti i tij i afërt duhet mbajtur në monitorim 7-10 ditë dhe kaq. Edhe Bashkia e Durrësit u mbyll për dy persona pozitivë. Nuk duhet vepruar kështu.

Sipas mjekut Pipero nuk ka vend për panik.

Virusi më parë ishte krejtësisht i panjohur për ne. Tani që jemi hapur ka më shumë mundësi kontakti dhe infektimi. Rastet pozitive nuk na trembin, por janë një thirrje për kujdes nga ana e mjekëve, qytetarëve dhe punëdhënësve që të respektojnë protokollet. Duhet distancë fizike dhe maskë atje ku është e nevojshme. Numri i shtuar i rasteve është apel për kujdes, jo për panik, theksoi mjeku.

Në lidhje me rastet e shumta të regjistruara në QSUT, Pipero u shpreh:

Është mjaft e vështirë që spitalet e mëdha të shpëtojnë, pasi ekspozimi është i gjatë dhe jo të gjithë pacientët mund të diagnostikohen. Duhet të respektohen protokollet e vizitës, kontrollit dhe sjelljes ndaj pacientit në spital