Skip to content

“Përbindëshi” del në breg te detit, shtangen qytetaret

    Një kallamar gjigand dhe jashtëzakonisht i rrallë që jeton në thellësinë e deteve, u gjet në brigjet e Gjirit të Britanisë në Afrikën e Jugut, duke lënë të shtangur banorët e zonës.

    Përbindëshi i detit, i cili peshonte rreth 200 kg, ka një gojë të ngjashme me sqepin, ku takohen tentakulat e saj.

    Kallamari gjigant është thuajse i pakapshëm, pasi asnjëherë nuk është fotografuar i gjallë që para vitit 2002.

    Kjo e bën grupin që e pa jashtëzakonisht me fat që pati një “takim” me përbindëshin e rrallë të detit.

    Kallamari gjigant mund të rritet deri në 13 metra gjatësi, ndërsa përmasat e tyre të frikshme mendohet se kanë frymëzuar ekzistencën e “Kraken”, një përbindësh mitologjik i detit.

    Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë përbindëshin e detit të paprekur, i cili ka sy jashtëzakonisht të mëdhenj, që konsiderohen si më të mëdhenjtë në mbretërinë e kafshëve, dhe tetë tentakulat ‘përcëlluese’.

    Goja e madhe si sqepi përdoret nga kallamari gjigand për të gllabëruer prenë e tij në thellësitë e detit, që zakonisht janë peshqit dhe disa specie më të vogla kallamarësh, të cilët i tërheq drejt gojës me tentakulat e saj.

    Të shohësh një kallamar gjigant në bregdet është diçka shumë e pazakontë, pasi këto krijesa detare jetojnë më shumë se 3 mijë metra nën sipërfaqen e oqeanit.

    Në fillim të këtij viti, shkencëtarët zbuluan se kallamari gjigant kishte një inteligjencë tepër të lartë, jo shumë larg asaj të një njeriu.

    Biologët e kanë marrë trupin e kallamarit gjigant, i cili do të jetë objekt studimi për ta.