Skandali/ Specialistja e ISHP zbulon rastin e tmershëm: Bëri testin dhe iku në…kur e morëm në telefon ai ishte në…

981
0

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik ka zbuluar disa raste të pazakonta qe ndodhin vetem ne Shqiperi, kur persona të dyshuar për koronavirus, testohen dhe presin përgjigjen nga restoranti me persona të tjerë, apo edhe kur të rinjtë asimptomatikë këshillohen të vetëkarantinohen por nuk e zbatojnë këtë gjë.

Pjesa më e madhe e personave që kemi aktivë, janë asimptomatikë. Ne nuk e dimë akoma a krijon imunitet virusi. Nga të gjithë artikujt që kemi lexuar kemi kuptuar se disa persona bëhen imunë por nuk e dimë sa zgjat kjo gje. Ne po bashkëjetojmë me virusin, dhe ka persona që nuk jane asimptomatikë por problemi nuk është tek ata por te njerëzit e moshuar që ata kanë në familje.

Problemi qendron se nga ajo që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë, mund të ndodhë edhe këtu. Ne përpiqemi që rasti i infeksioneve të jetë i ulur, dhe të mos e transmetojmë virusin tek prindërit tanë. Unë e dëgjova kryeministrin dhe në njëfarë mënyrë ka të drejtë. Një person me shenja klinike që mund jetë me Covid sjell analizën dhe kur ne e marrim në telefon dhe ai është në një restorant me 10-15 persona të tjerë.

Kryeministri ka dalë shumë i revoltuar dhe ka shumë të drejtë. Ka pasur raste kur 18-vjeçarë janë pozitivë dhe ne i kemi thënë që të qëndrojnë në shtëpi, dhe kanë dalë për kafe me shokët dhe shoqet, tha Daja.