I vjen fatura e energjise elektrike 284 miliardë dollarë!

934
0

Një banore e Pensilvanisë në SHBA ka mbetur e shokuar kur ka parë faturën e rrymës për muajin e fundit dhe ka kuptuar se kishte borxh 284 miliardë dollarë.

“Sytë më dolën nga koka”, ka thënë Mary Horomanski, 58-vjeçare për “Erie Times-News”. “Kishim vendosur dritat për Krishtlindje dhe mendoja mos e kemi bërë gabim”.

Asaj i ishte kërkuar që të paguante gjithë borxhin prej 284 miliardë dollarëve deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.

Me të thirrur në qendrën për klientë, kjo faturë u rregullua për të kuptuar që borxhi në total ishte 284.46 dollarë.

Tani Horomanski ka kërkuar një dhuratë tjetër për Krishtlindje pasi kishte parë faturën e madhe.

“Dua një monitorues zemre”, ka shtuar ajo.