Ministrja e Shëndetësisë diten e sotme deklaroi se kjo do të jetë fundjava e parë pa kufizime të orarit të bizneseve dhe te qytetarëve.
Ministrja deklaroi se do të hiqet edhe kufizimi i qarkullimit nga zonat e kuqe.
“Lëvizjet jo të domosdoshme. Hiqen kufizimet në fundjavë në të gjithë vendin për bizneset dhe qytetarët. Kjo është fundjava e fundit me perimetër mes zonave të kuqe dhe të gjelbra.
Situata e epidemisë nuk ka përfunduar. Kjo fazë duhet të ketë vetë ndërgjegjësim të lartë. Vetëm kështu mund ta gëzojmë lirinë dhe normalitetin e ri. Mos e ulni vigjilencën”, tha Manastirliu.