“Ne vjeshta vjen me vala më e fortë e koronavirusit”, mjeku tregon skenarët e mundshem për Shqipërinë: Autoritetet të marrin masa

974
0

Mjeku Ilir Alimehmeti analizon masat e marra nga qeveria gjatë pranverës si dhe sjell në vëmendje një studim të Universitetit të Harvardit.

Sa më të rrepta të jenë masat aq më pak përqindje e popullatës kalon virusin dhe krijon antitrupa. Që do të thotë se përqindja e popullatës së ndjeshme në shtator, tetor, nëntor do të jetë pak a shumë e njëjtë si përqindja e popullatës në mars se nuk lejuam shpërndarjen e virusit. Disa shtete që e kanë lejuar deri diku duke pasur përqindje më të ulët në vjeshte do të kenë më pak raste dhe më pak mbingarkese spitalore se çelësi është mbingarkesa spitalore. Ne deri më sot e kemi pas spitalin kurrë më shumë se 10%. Që do të thotë kemi pas mundësi për lehtësim masash. Pse e ka përmendur këtë masë? Se është mundësia me e keqe. Që vala e vjeshtës të jetë me e ashpër se e pranverës sepse mbivendoset me viroza të tjera”.

Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se dhe 2 skenarë të tjerë më të butë, parashikuar nga Universiteti i Minesotës.

Le ta marrim si puna e tërmetit. Kjo është vala e madhe dhe do të ketë valë pasgoditëse gjithnjë e më të vogla dhe zgjasin me vite. Është një mundësi tjetër. Ka dhe një mundësi tjetër të tretë e cila mund të shfaqi një valë tjetër në vjeshtë, më të butë dhe pastaj vazhdon me valë pasgoditëse më të buta.

Kjo periudhë sipas Alimehmetit duhet ti shërbejë autoriteteve shëndetësore për të marrë masa për të përballuar çdo situatë në shtator apo tetor.

“Prandaj na duhen testet në popullatë. Të kuptojmë sa përqind e popullatës sot e ka virusin apo ka antitrupa. Të kuptojmë sa e rëndë ishte kjo sëmundje tek ne dhe e dyta të bëjmë gati shërbimet spitalore në rast se kjo valë përsëritet më e lartë.”