Dalin rregullat e reja mjaft strikte: Ja si do të jene udhetimet ajrore pas pandemisë

3625
0

IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), në një raport ka treguar se si do të jenë udhetimet me avion dhe masat e sigurisë që do të merren para, gjatë dhe pas përfundimit të një udhëtimi me avion pas Pandemisë.

Teksti, i titulluar “Siguria Ajrore: Një Udhëzues për Rinisjen e Fluturimeve” kërkon:

1.Qeveritë të marrin përgjegjësinë për identifikimin e rreziqeve shëndetësore pas.

2.Linjat ajrore duhet të miratojnë procedura që minimizojnë rrezikun e transmetimit të infeksionit në aeroport dhe aeroplan

3.Udhëtarët duhet të dinë  gjendjen e tyre shëndetësore përpara çdo udhëtimi.

Në veçanti, IATA rekomandon:

Para fluturimit

– Duhet të meren informacione për pasagjerët mbi historikun e udhëtimeve

– Këto informacione duhet të mblidhen në mënyrë elektronike  para ardhjes së pasagjerit në aeroport përmes platforma si eVisa

– Qeveritë duhet të krijojnë website speciale për të mbledhur të dhënat

Në Aeroport

– Aksesi në terminale duhet të jetë i kufizuar vetëm për punonjësit, udhëtarët dhe shoqëruesit e tyre p.sh. për personat me aftësi të kufizuara

– Duhet të ketë një termometër në hyrje të aeroportit. Matja e temperaturës do të kryhet nga një personel i trajnuar posaçërisht i cili do të vendosë kush mund dhe kush nuk mund të udhëtojë.

– Masa e distancës duhet të zbatohet njësoj  në secilin shtet dhe për këtë arsye duhet të merren masa në mënyrë që të ketë një fluks të qetë të udhëtarëve

– Përsa i përket përdorimit të  maskave,  rekomandimi i IATA është që maskat të përdoren nga udhëtarët dhe maska ​​PPE për punonjësit në linjat ajrore dhe aeroportet.

– Pajisjet do të duhet të dezinfektohen dhe antiseptikët duhet të jenë të disponueshëm. Sipas IATA duhet të dezinfektohet çdo gjë .

– IATA mendon se roli i “pasaportave të imunitetit” është i rëndësishëm, duke shpjeguar se një pasagjer i cili ka një dokument të tillë nuk duhet të marrë masa mbrojtëse.

Në check-in

Në mënyrë që të minimizohet koha që do kalosh në aeroport, pasagjerët duhet të përfundojnë kontrollet elektronike përpara mbërritjes në aeroport.

Sidoqoftë, për të gjithë ata që mbërrijnë në aeroport,  IATA rekomandon distancimin social, ndërsa në të njëjtën kohë fton organizatat e aeroportit të vazhdojnë të përdorin teknologjitë e ndryshme për gjurmimin e kontaktit.

Në të njëjtën kohë, linjat ajrore duhet t’i shpjegojnë pasagjerëve që do duhet të ruajnë në mënyrë  individuale bagazhet për të shmangur kontaktin me punonjësit.

Pikat e Kontrollit

–  Duhet të sigurojnë rujtjen e distancës sociale

– Aeroportet do të duhet të projektojnë hyrjet dhe dalje të reja në aeroport

– Faza e parë e rifillimit të fluturimeve duhet të këtë një limit të kufizuar të bagazheve për secilin person

Gjatë fluturimit

IATA në udhëzuesin e saj pretendon se rreziku i transmetimit të sëmundjes Covid-19 nga një pasagjer tek tjetri është i ulët.

Kjo ndoshta është për shkak të faktit se pasagjerët do të  ulen njëri pas tjetrit dhe jo përballë njëri-tjetrit.

Në të njëjtën kohë, IATA rekomandon përdorimin e një maskë kur nuk mund të ruhet dot distanca sociale.

Në të njëjtën kohë, rekomandohen ushqimet e përgatitura dhe shërbimet nga kabina këtu gjithashtu përfshihen dezinfektueset dhe vendosja e kufizimeve në lëvizjet brenda aeroplanit.

Mbërritja

– Duhet të ketë termometra nga stafi i trajnuar (kur kërkohet nga autoritetet lokale)

– Nesë kërkohet procesi i vizave, qeveritë duhet të marrin në konsideratë ofrimin e alternativave elektronike me aplikacione celulare dhe kode QR për të kufizuar kontaktet.

– Duhet të përshpejtohet proçesi i marrjes së bagazheve për të kufizuar kohën e pritjes.