Aktorja Rudina Dembacaj nuk e ka problem të shprehë hapur dashurinë për ish-deputetin Mark Frroku.
Moderatorja e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shkruan: “Kur ma ven doren mbi dore“.
Por në postimin e Rudinës nuk kanë munguar komentet, që ajo i merr me sportivitet dhe jo rrallëherë kthen përgjigje.
“Mbas Markut kap Gjonin, kur të mbarosh punë me Gjonin kap Nduen, mbas Ndues kap Palin, mbas Palit kap Lleshin, mbas Lleshit kap Gjinin dhe Shpalin,”– shkroi një prej komentuesve.
Dhe moderatorja iu përgjigj:
“Uaaa faleminderit, si do ia bëja pa këto sugjerime.”