Aktorja e njohur Olta Gixhari ne pritje te nje femije për herë të parë. Lajmi u përhap fillimisht në mediat rozë, ndërsa më tej erdhi konfirmimi prej vetë aktores.
Gjithçka duke publikuar një fotografi pasionante me partnerin e saj, të përqafuar të shtrirë buzë detit.
“Mami dhe babi❤❤❤”, shkroi Olta si diçiturë të fotografisë, duke konfirmuar pritjen e ëmbël.
Megjithatë ajo edhe kësaj radhe u tregua e kujdesshme që të mos e zbulojë fytyrën e partnerit, me të cilin është e lidhur prej disa vitesh.
Periudha e karantinës e ka gjetur Oltën në Spanjë, ku po qëndron me partnerin e saj, ku dhe duket se ka mësuar shtatzëninë.