Italia i kalon 30 mije jete te humbura, ja cfare ndodhi ne 24 oret e fundit

557
0

30,201 jane personat qe kane humbur jeten nga koronavirusi gjithsej në Itali, me një rritje prej 243 ne 24 oret e fundit. Të dhënat u bënë të njohura nga Mbrojtja Civile.

Numri i përgjithshëm i personave te prekur me koronavirus në Itali është 217,185, me një rritje prej 1,327 raste të reja krahasuar me të enjten. Numri i përgjithshëm i atyre qe jane aktualisht pozitivë është 87.961.

Në Lombardi rastet e reja janë 609 (për një total prej 80,723) ndërsa jetet e humbura kanë arritur në total 14.939 (+94 në 24 orët e fundit), Ndërkohë qeveria pranon kërkesën e Rajoneve për hapje të diferencuara te zonave.