Rregulla te reja per autobuzat urban: Hiqet faturinoja, si ndryshon cmimi, shoferi do…

1106
0

Drejtori i DPSHTR, Blendi Gonxhja në një intervistë për “Report TV”, ka treguar disa nga propozimet e bëra nga drejtoria për mbarëvajtjen e transportit urban, ndonëse ende nuk dihet kur do të rifillojë.

DIas nga propozimet për rregulla të reja përfshijnë: t’i jepet një rol thelbësor policit bashkiak, të hiqet faturinoja, shoferi i mjetit të izolohet dhe të lejohet vetëm 1/2 ose 1/3 e kapacitetit në autobus.

Gjithashtu ai beri me dije se çmimi i biletës nuk do të rritet me 30% siç është thënë dhe kushdo që do të abuzojë do të ndëshkohet.

“Kemi propozuar që të jenë me kapacitet 1/3 apo ½ për shumicën e këtyre autobusëve, do të ndahet hyrja e parë nga hyrja e dytë, ka raste që shoferi duhet të izolohet nga pjesa tjetër e autobusit, do të shmanget absolutisht pjesa e faturinos dhe ky është një problem kyç, dhe duhet që me policinë bashkiake të veprojmë por ka bashki që nuk kanë fare polici bashkiake”, është shprehur drejtori.