Pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” ishte e ftuar, Gerta Loku. Ajo tregon se është e lidhur shumë me fshatin dhe sëbashku me bashkëshortin e saj, kanë në pronësi një fermë të vogël dhish.
Edhe pse kanë kaluar tre vite nga kërkesat e saj që bëri në paralmentin shqiptar, fshati Proteks i Mirditës, ku ajo banon, vuan ende nga ato problematikat më themltare siç është rruga apo energjia elektrike. Gerta thotë se punon shumë, por ndihet mirë me atë që bën.
“Nëse të gjithë kënaqen me një kafe në bllok, unë kënaqem me jetën e fshatit”, thotë Gerta.
“Kemi ja një orë që tentojmë t’ja mbushim mendjen kecave për të dalë në televizor, por nuk duan t’ja dinë. Të garantoj që nuk ja dalim. Unë të ndjek gjithmonë, kur po diskutonim në lidhje me këtë intervistë zgjodhëm që ta bënim jashtë dhe të sillnim pak nga fshati jonë për publikun. Nuk është e lehtë të jetosh në fshat, rruga dhe uji janë parësorët, por fshati ka nevojë për shumë gjëra të tjerat të cilat po vonojnë. Rruga është kryesorja, sepse ti në rrugë do të kalosh, më pas mungesa e shërbimeve. Në fshat kemi liqenin kodrinat, për një orë je në det. Shumë pak njerëz në botë shkojnë për një orë nga mali në det. Punëtorët nuk gjenden, kjo është vështirësia më e madhe. Për të tjerat nuk jemi penduar, punojmë përditë, por të paktën hamë shëndetshëm dhe jetojmë shëndetshëm. Ne rrimë nga mëngjesi deri në darkë në fermë dhe bëjmë të gjithë punët që bëhen. Të gjithë kënaqen me një kafe në bllok, unë kënaqem me jetën që bëj. Karantina nuk na ka ndryshuar asgjë, sepse ne si të karantinuar jemi gjatë gjithë vitit. Duhet ta shohim fshatin me pozitivitet, duhet të mbështesim ato persona që punojnë tokën. Duhet të mbështetet prodhimi vendas”, tha Gerta.