Italia dhe Greqia rinisin “jetën”

431
0

Duke nisur nga sot Italia dhe Greqia nisin të lehtësojnë masat duke rihapur ekonominë dhe shume shërbime. Rreth 4,5 milionë italianë kthehen në punë.

Banorët e shtetit fqinj nga nesër do të mund të shkojnë në parukeri, por do të lejohet vetëm një klient, me takim paraprak, dhe sigurisht me maska dhe me doreza.

Në autobusë, metro dhe trena do të udhëtohet duke lënë një vend bosh ndërmjet pasagjerëve, dhe do të lejohet një numër i vogël pasagjerësh në këmbë. Plazhet do të hapen nën masa të rrepta sigurie, duke vendosur çadrat dhe ulëset në distancën prej 2 metrash. Masat ndaluese të cilat do të vazhdojnë të jenë në fuqi janë mbajtja e detyrueshme e maskës në vende publike dhe të mbyllura.

Nga e hëna, edhe grekët mund të levizin por duke mbajtur me detyrim maska në mjetet e transportit masiv si dhe duke respektuar distancën 2 metër nga njëri-tjetri. Kundravajtësit i pret një gjobë 150 Euro. Mund të shkojnë në kisha, në tregtare tregtare, në taksi, në floktore dhe në spitale.

Mbetet në fuqi për dy javë akoma kufizimi i qarkullimit jashtë prefekturës, qytetit apo fshatit. Nga 15 Qershori pritet funksionim i plotë i bizneseve, nëse të dhënat e pandemisë në Greqi e lejojnë.

Dallimi më i madh mes dy shteteve është tek pritja e turistëve të huaj ku grekët duke pretenduar shifra të ulta të koronavirusit, dëshirojnë të hapin korridore fluturimi për turistë të pasur nga Evropa Perëndimore ndërsa Italia duke patur numër të lartë infeksionesh preferon që këtë verë të jetë e mbyllur ndërsa vendasit të frekuentojnë pikat turistike brenda kufijve. Fluturimet për jashtë mund të rifillojnë pas Janarit 2021 me rrezikun e një rritje të çmimit të biletave.