Shqiptarët e Alaskës “mbretërit” e taksive

978
0

Alaska është vendi që i ngroh shqiptarët me mallin dhe dashurinë për vendlindjen edhe pse askush nuk e di numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Alaskë.

Sa është numri i tyre? A janë të organizuar dhe ku janë të përqendruar? Ende nuk ka ndonjë përgjigje. Është interesante të dihet diçka për atë komunitet, relativisht të vogël. Sipas atyre që jetojnë atje, por edhe të afërmeve, miqve e shokëve të tyre, thuhet se atje ka një komunitet shqiptarësh, krahas atyre nga Koreja, Rusia, Kina, vendet afrikane, Amerika e jugut e vendet e tjera. Dhe kryesisht ata janë nga pjesa shqiptare e Maqedonisë ose më saktë nga Prespa, Struga, Ohri, Dibra, Kërçova, Shqipëria dhe Kosova.

Shumica e shqiptarëve janë të punësuar si shoferë taksie dhe kanë restorantet e tyre ose ndonjë kompani të vogël për ndërtimin ose mirëmbajtjen e çative. Pasi këto punë veç peshkimit janë më të paguarat në Alaskë.

Alaska, ka oferta të çuditshme që ndjellin amerikanët të popullarizojnë atë vend tepër të ftohtë. Gazetat më të mëdha në SHBA, në seksionin e tyre të vendeve të punës, thonë se në Alaskë ka kompani peshkimi që kërkojnë punëtorë me pagesa që arrijnë deri në 1.000 ose 1.500 dollarë në javë. Kur i përmendet dikujt emri “Alaskë” i hyjnë të “dridhurat” pasi mendojnë se Alaska është vend i ftohtë dhe plot akull në katër stinët. E në të vërtetë, shqiptarët që jetojnë në Alaskë, thonë se nuk është kështu. Alaska është pothuajse si gjithë vendet e tjera, ka katër stinë, por dimri zgjat pak më shumë se të tjerat. Vera është shumë e nxehtë, e bukur, plot gjelbërim dhe ajër të pastër.

Shqiptarët në Alaskë jetojnë si gjithë mërgimtarët e tjerë shqiptarë. Një banor shqiptar nga Alaska, thotë se duke kërkuar në internet, ka mësuar se që nga viti 1992 e këtej në shtetin federal të Alaskës janë legalizuar rreth 100 shqiptarë nga I.N.S. Dhe se ai ka vëzhguat një link ku tregon se Alaska po popullohet me shqiptarë, amerikano jugorët, koreanët, kinezët, rusët e tjerë… Një e përditshme e qytetit Government Hill shkruan se Leonard Kestaro, është mësues i klasës së gjashtë të njërës prej shkollave elementare të këtij qyteti. Gjithmonë duke iu referuar diskutimeve të tyre, në internet thuhet se ata nuk janë të mirë organizuar, megjithëse veprojnë nën “ombrellën” e ndonjë organizate a shoqate atdhetare e patriotike.

Ata pohojnë se nuk ka aq shumë shqiptarë, por thonë se numri i tyre varion aty diku tek 300 a 500 banorë shqiptarë. Ata mendojnë se jetojnë në qetësi, sepse sipas tyre Alaska është vend i qetë dhe i rehatshëm për të jetuar. Para ka mjaft, kuptohet për ata që punojnë. Një banor shqiptar i Alaskës thotë se, “Vendlindja sigurisht se na mungon, por shkojmë ç’do verë dhe e shuajmë sadopak mallin. Sa për vend i largët, nuk është edhe aq…Ndoshta …është, por nëse e krahasojmë me udhëtimin që bëjnë shqiptarët nga Teksasi, Arizona, Kalifornia dhe Florida, është gati njëlloj. Udhëtimi me aeroplan prej Alaske deri në Evropë zgjat deri në 9 orë. Në ç’do festë bëhen organizime, për të gjithë shqiptarët, sidomos për Ditën e Kombëtare të Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë që festohet shumë dhe mbledh pothuajse të gjithë shqiptarët e Alaskës, pa dallime, fetare bindje politike, apo krahina. Alaska, është një ndër 50 shtetet federale të SHBA”.

Shumica e shoferëve të taksive në Alaskë janë emigrantët, ose janë edhe vendasit janë Yupik Eskimos. Shoferët e taksive – shumica e tyre të emigrantëve janë shqiptarë apo koreanë- të cilët si ciceronë gjatë gjithë rrugës të mbajnë me “muhabet” duke të kallëzuar tregime e tyre, që përfshijnë oqeanin e akullt, në një vend në kufi mes Rusisë dhe Amerikës ku shumica e amerikanëve kurrë nuk kam parë apo dëgjuar.

Qyteza Bethel në Alaskë është quajtur kryeqyteti i taksive në Amerikë. Kjo është për shkak të banorëve të kësaj qyteze, i largët në jugperëndim të Alaskës, që e ka bërë kryeqytetin e taksive i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbasi aty thuhet se “ka më shumë taksistë se sa banorë”. Bethel me një popullsi 5 800 banorë, me 93 shoferët e taksive, apo afërsisht një cabbie (taksi) për çdo 62 banorë. Ky është numri më i madh i shoferëve të taksive për kokë banori sesa kudo tjetër në vend, sipas Alfred Lagasse, zëvendës president Agjencisë qendrore të taksive, Assn limuzinë & Paratransit.

Për më tepër, Betheli ka vetëm rreth 10 kilometra rrugë të asfaltuara, duke shtuar rrugët anësore 20 kilometra të cilat thonë se i “përkasin” rreth nëntë shoferëve të taksive për milje shtruar.

Shoferët e taksive kalojnë shumicën e kohës së tyre në rrugë të shtruara, të cilat formojnë një lak lidhës me destinacionet më të popullarizuara: dy dyqane të përgjithshme, posta, spitali dhe një aeroport.

“Kjo është ajo që unë bëj çdo ditë që turistët dhe banorët të shkojnë në qarqet e tjera”, thotë, një taksist shqiptar Bilal Selmani, cabdriver të cilin e njeh i gjithë qyteti. Gjithkush e quan atë “Lincolnin” e Bethelit.  Çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, vajtje e ardhje për tridhjetë vjet unë jam me këta njerëz”, thotë Selmani duke qeshur.

“Taksitë lëvizin ditën dhe natën, nëpër mjegull dhe nga furtuna dhe të ftohtit deri në-minus 40 gradë dhe shoferët kanë një kohë të gjatë, që punojnë dhe në qytet sa po të pyesësh për ndonjërin prej nesh të gjithë në qytet, i dinë me emrin ose adresën dhe të tregojnë dhe fytyrën e tyre”, thotë një shofer tjetër shqiptar që quhet Xhemal Saliu por që këtu e njohin si Jay Saliu .

Alaska (Alyeska: Vendi i madh) është me sipërfaqe shteti federal më i madhi në ShBA. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau.

Gjeografia:

Alaska është një ndër dy shtetet e ShBA-ve që nuk kufizohet me asnjë shtet tjetër të SHBA-ve. Alaska kufizohet me Kanadanë në lindje, Oqeanin Pacifik në jug, detin e Beringut në perëndim, dhe Oqeanin Artik në veri. Alaska me sipërfaqe është shteti më i madh i ShBA-ve duke përfshirë një territor prej 1,477,277 km².

Demografia:

Alaska ka një popullsi prej, 670 053 banorësh, është i 48 shtet i ShBA-ve i cili është më pak i banuar. 75% e banorëve të Alaskës janë të bardhë, 15% janë aborixhinë (vendas), dhe 10% e popullatës janë melezë. Gjuha zyrtare në Alaska është anglishtja, dhe gjuha Yupik e cila flitet nga vendasit.

Historia:

Vendin e njohur si Alaska në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e blenë nga perandoria Ruse më 30 mars të vitit 1867 për 7.2 milionë dollarë amerikanë. Kjo zonë kaloi nëpër shumë duar administrimesh deri sa u bë një territor i organizuar më 11 maj të vitit 1912 dhe shteti i 49-të i SHBA-ve më 3 janar të vitit 1959. Emri “Alaska” përdorej që nga koha Ruse, gjithashtu njihet si Aljeska, “toka e madhe”, një fjalë aleute.

Më saktësisht Alaska, u ble për 7 200 000 dollarë. Kryeqyteti i saj është Juneau. Qyteti më i madh është Anchorage. Të ardhurat mesatare për një familje në Alaska janë 34 mijë dollarë në vit. 85.7% e popullsisë janë puro të bardhë. Ka një ndryshim në orë me Evropën (Shqipërinë e Kosovën) prej 8 orësh diferencë. Thirret “Kufiri i Fundit”, “The Last Frontier”. Motoja e këtij shteti është: “E ardhmja është në Veri”, “North to the Future”. Alaska është më i madhi i 50 (+ 2) shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: me një milion e gjysmë km katrore, sipërfaqja e tij është 5 herë sa Italia. Është edhe shteti më i ftohtë: në Barloë, në veri, regjistrohen temperatura 60° C nën zero. Është më i lagështi: në jug-lindje, shiu, që me shaka quhet “dielli i lëngshëm” duket pothuajse çdo ditë. Ka rezerva të pafund nafte, gazi, ari, argjendi; ujërat e tij dhurojnë çdo vit një miliardë kg salmoni “mbretëror”. “king salmon” që arrijnë të peshojnë deri në 30kg, dhe 4 miliard kg “halibut”, tip i veçantë soljole (lloj peshku) që arrin të peshojë deri 200 kg. Prej gjitha shteteve në Amerikë më së shumti parqe nacionale ka Alaska, e cila ka gjithsejtë -tetë parqe të famshme. Në pyjet e pafund, mes malesh dhe liqenesh, fauna është e pasur me nga të rrezikshmit “grizzly”(arinj) deri tek “karibu”(drerët lokale), nga shqiponjat tek ujqit. Të rralla janë lontrat, të shfarosura nga gjuetarët. Sot 30% e territorit të Alaskës është zënë nga parqet. Më i frekuentuari është “Denali” i krijuar me 1917 rreze malit McKinley. Por në vitin 1980 kongresi amerikan aprovoi “Alaska national interest lands conservation act”: 46 milionë ha tokë të destinuar për krijimin e rezervave për kafshët e egra. Prepotente natyra e Alaskës me vizituesit, i lidh për gjithnjë, pak a shumë siç i ndodh me Afrikën. Sepse jetohet me hapësirat e pakufizuara që të krijojnë marrje mendsh. Drita është e jashtëzakonshme, e veçantë…

Më 3 janar 1959, territori i Alaskës u bë shteti i 49 i Shteteve të Bashkuara. Nga nëntoka e Alaskë janë nxjerr sasi të shumta nafte dhe gazi natyror, dhe mendohet se nëntoka e këtij territori mban rezerva të tjera më të mëdha, ende të pa shfrytëzuara por që ruhen si rezervate. Alaska ka gjithashtu pasuri të shumta minerare. Por rregullat dhe ligjet federale për mbrojtjen e mjedisit kanë vendosur kufizime ndaj punimeve minerare, në mënyrë që të mos dëmtohet mjedisi natyror i Alaskës. Klima e ashpër e këtij territori ka qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar në mbrojtjen e burimeve natyrore të Alaskës.

Më 18 tetor 1867, në një fortesë në Alaskën lindore u ul flamuri rus dhe u ngrit flamuri amerikan. Ceremonia shënoi transferimin e pronësisë së Alaskës nga ajo ruse në atë amerikane. Në atë që mund të shihet si njëri prej transaksioneve më të leverdishme në histori në fushën e shit-blerjes së pasurisë së patundshme, Shtetet e Bashkuara blenë një territor prej më shumë se 1 milion e 500 mijë kilometrash katrore, duke paguar rreth 4 cent për një kilometër katror. Në bisedimet për arritjen e kësaj marrëveshjeje u angazhua sekretari i shtetit, Ëilliam Seëard. Shumë amerikanë mendonin se blerja e një territori kaq të madh i mbuluar me borë dhe akull ishte gabim, kështu që marrëveshja u bë e njohur si “Marrëzia e Seëardit”.

Megjithatë, urtësia e treguar në këtë rast, u vërtetua nga zbulimi i rezervave të mëdha të burimeve natyrore në këtë territor. Në vitin 1959 Alaska u bë shteti i 49-të i Amerikës. Shteti i parafundit pas Havait të fundit. /B.Sina/a.y/noa.al/