Çështja e lejimit të udhëtimeve brenda Europës, ndërkohë që kriza e shkaktuar nga koronavirusi po lehtësohet, nuk është akoma në rendin e ditës, ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja e bëri deklaratën pas një konference video me kryeministrat e landeve gjermane.
Video konferenca ishte përqëndruar në lehtësimin e disa prej kufizimeve të vendosura në mes të marsit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
”Muzetë, kopshtet zoologjike dhe ekspozitat në të gjithë Gjermaninë do të rihapen, së bashku me shkollat fillore në shtetin më të populluar të West Rhine Westphalisë”, shtoi Merkel.