Itali/ Rënie e madhe e numrave në 24 orët e fundit, por ja cfare i shqeteson tani italianet

985
0

Gjate 24 oreve te fundit ne Itali u shenuan 269 jete të tjera te humbura nga koronavirusi, numer gjithnje ne renie. Nderkohe u regjistruan edhe 1.965 raste e reja në 24 vitet e fundit, ndersa 2,304 persona u shëruan.

Kryeministri Conte flet për një rihapje te parakoheshme në disa zona nëse numri i rasteve ngadalësohet transmeton shqiptari.net.

Por presidenti i rajonit Veneto, Luca Zaia, eshte i shqetesuar se në rajonin e tij mbyllja ka rezultuar me humbjen e 50 mijë vendeve të punës.

Kriza e koronavirusit në Veneto ka çuar në humbjen e 50 mijë vendeve të punës, 35 mijë prej të cilave vetëm në sektorin e turizmit (përfshirë bare dhe restorante).

Të dhënat u raportuan nga presidenti i Venetos, Luca Zaia, sipas të cilit rihapja “tani është një problem shoqëror, një vuajtje e madhe për shumë njerëz”, veçanërisht në lidhje me disa aktivitete prodhuese si ajo e shërbimeve personale (parukierja, bukuroshet , hotelieri, bare, argëtim, turizëm) të cilat kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë tonë “.