Skip to content

Lehtësohet lëvizja me automjete për bizneset, tre pika si do të bëhet lëvizja

    Kryeministri Edi Rama ka bere me dije se janë tre seksione të dedikuara per leje qarkullimi sipas nevojes se biznesit, në www.e-albania.al per

    -transport për stafin me autobusë ose furgona

    -leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30

    -leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24

    Rama ndan një video orientuese për procedurën dhe paqartësitë dhe paralajmëron: “Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem”.