Suedi/ Numrat po rriten, por parqet dhe lokalet janë plot. Fotot që po habisin botën e izoluar

624
0

Fotot e bera në kryeqytetin e Suedise, Stokholmit nje dite me pare, tregojnë skena te paimagjinushme ne nje kohe kur shumica e vendeve te botes eshte ne izolim, kurse atje vazhdon krejt normale.

Suedia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka urdheruar kufizime te levizjeve, edhe pse numri i personave qe humbin jeten eshte shume i larte, ne krahasim me popullsine.

Ky veprim ka ngjallur kritika nga ekspertet dhe shkencëtarët të cilët e kanë paralajmëruar se kjo “do të çojë në katastrofë”.

Por zyrtarët shëndetësorë besojnë se virusi mund të ketë arritur pikun në Stokholm më 15 prill , e disa besojnë se do të thotë se po funksionon qasja e “imunitetit të tufës” për të trajtuar virusin.

Anders Wallensten, zv / epidemiolog suedez tha: “Pak më shumë se një javë më parë, u arrit kulmi, të paktën sipas këtij modeli, dhe ne mund të presim më pak raste çdo ditë”.

Ai gjithashtu shtoi: “Ju gjithashtu duhet të mbani mend … që dy të tretat nuk janë infektuar dhe ende mund te preken”.

OBSH ka paralajmëruar tashmë se ende nuk dihet nëse njerëzit bëhen imunitar pasi infektohen nje here nga virusi.

Zyrtarët thonë se “Suedezet kanë një nivel të lartë besimi në agjencitë qeveritare” që do të thotë se masat këshilluese janë ndjekur gjerësisht.

Ministrat e qeverisë kanë premtuar gjithashtu një rritje të madhe të numrit te testimeve .