Ministrja Shahini flet per hapjen e shkollave dhe mbylljen e vitit: Kemi gati të gjithë skenarët. Punë ditësh..

702
0

Ministrja Besa Shahini ne nje komunikim online ka folur rreth pyetjeve me te shpeshta qe i drejtohen, sic jane hapja e shkollave apo mbyllja e vitit akademik si dhe per ceshtjen e maturanteve

“Do ta kemi në fund të prillit një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Po shohim me kujdes situatën dhe po presim një vendim nga Task Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo.

Sidoqofte ne i kemi gati të gjithë skenarët: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”, është shprehur Ministrja Besa Shahini përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin e saj social në lidhje me mbylljen e vitit shkollor teksa ka adresuar edhe çështje të tjera të ardhura nga maturantët apo studentët”.