Skip to content

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Sali Berisha thirrje shqiptarëve: Te dalim në protesta, sot shqiptaret te ishin në rrugë!

    Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bere nje reagim te forte ndaj vendimit të fundit të qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal, në kuadër të pandemisë.

    Në një lidhje direkte në Syri Tv, Ish kryeministri Berisha u ka bere thirrje shqiptarëveqe të ngrihen në proteste kundër këtyre vendimeve, të cilat i konsideroi ato si diktatoriale.

    Berisha u shpreh se nëse ka një popull në botë që duhet të jetë në rrugë duke protestuar, janë shqiptarët.

    Ai deklaroi:

    Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha të drejtë qytetarëve të protestojnë. Unë ftoj shqiptarët ta konsiderojnë letër të vdekur deklarata skizo të Ramës e të ngrihen në protesta, me maska dhe në distancë sociale. Nëse ka një popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë janë shqiptarët. Po u tolerua me këtë mënyrë, njësoj si i ati i Kim Jong Un, do t’iu numërojë lugët. Duhet ngritur ndaj kësaj çmendurie poshtëruese dhe një njeriu që nuk ka moral
    Kujtojmë këtu se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë shkaktuar reagime të shumta në shoqërinë civile dhe janë cilësuar si anti-kushtetuese.