Që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit, presidenti Ilir Meta ka qëndruar i izoluar në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët.
Ditën e sotme u bë pjesë e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun”, ku iu bë pyetja: 40 orë me gruan, fëmijët. Nga dhima në kuzhinë, si ia del që mos çmendesh?
Presidenti Meta u përgjigj duke thënë: “Bëj shëtitje në pallat”. Përveç kësaj, Meta tha se nuk është i frikësuar nga koronavirusi.
“Edhe nëse më zë nuk duhet të kem frikë, duke ju referuar babait të Boris Johnson sepse edhe unë në fshat kam lindur”, u shpreh Meta.