Nga e merkura nis hapja e shkollave, vendi i parë në Evropë merr kete vendim

509
0

Ata kane vendosur këtë të mërkurë të rihapin shkollat, çerdhet dhe kopshtet.

Pas një muaji në izolim, autoritetet ne Danimarke kanë caktuar që të hapin dyert e institucioneve. Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që merr këtë vendim.

Mirëpo, institucionet mësimore duhet të plotësojnë e respektojnë disa kushte, siç është distanca sociale mes nxënësve.

Nga ana tjetër, restorantet, kafenetë, teatrot, kinematë dhe qendrat tregtare vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në 10 maj.

Ndërkohë, afati i fundit për hapjen e shkollave në Danimarkë është e hëna.