Rama bën ofertën e çmendur: Ju që punoni në të zezë do merrni para nëse vetem nese..

6014
0

Kryeministri Edi Rama ofron zgjidhje për të gjithë ata që kanë punuar në të zezë dhe nuk përfitojnë nga paga e luftës për shkak se nuk figurojnë të regjistruar.

Rama ka bërë ofertën e fundit, duke thënë se do të përfitojnë shpërblim financiar të gjithë ata që marrin guximin të denoncojnë punëdhënësin ose kompaninë ku kanë punuar pa siguracione.

“Ata që punojnë në të zezë duket të kenë kurajon që të denoncojnë. Ne po bëjmë gati edhe një shpërblim financiar për ata që do të thonë se unë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe sot nuk kam asnjë të ardhur sepse jo se nuk kam punuar por sme ka regjistruar pronari.

Brenda 24 orëve ne do të kemi këtë ofertë të re për të gjithë ata që kanë punuar në të zezë. Do tu japim një shpërblim financiar dhe do të marrin përsipër që ne ta ndjekim deri në fund punën e tyre,. Do të kërkojmë nga pronarët e tyre të jenë në mbështetje të kësaj nisme përndryshe do të duhet të përballen me ligjin”, tha Rama i cili iu opërgjigj pyetjes së një qytetari se çfarë do të bëhet me ata që punojnë në të zezë.

Pyetje përgjigje nga Rama:

Po ne që punojmë në të zezë?

Rama: Punën në të zezë ne e kemi luftuar me të gjitha forcat… Asnjë vend dhe këtë e them me përgjegjësi. Asnjë vend në planet askush nuk në asnjë paketë që kemi parë deri më sot një shumë për ata që punojnë në të zezë. Për një arsye të thejshtë si identifikohen.

Ata që punojnë në të zezë duket të kenë kurajon që të denoncojnë. Ne po bëjmë gati edhe një shpërblim financiar për ata që do të thonë se unë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe sot nuk kam asnjë të ardhur sepse jo se nuk kam punuar por sme ka regjistruar pronari.

Ka nga ata që kanë frikë. Atëherë si ta zgjidhin këtë nëse ti nuk ke kurajo që ta denoncosh këtë.

Nëse ska nga brenda një zë atëherë nuk zgjidhet edhe pse në shumë raste ne kemi arritur të bëjmë spostime nga e zeza në punë të regjistruara falë presionit që kemi ushtruar për kompanitë.

Brenda 24 orëve ne do të kemi këtë ofertë të re për të gjithë ata që kanë punuar në të zezë. Do tu japim një shpërblim financiar dhe do të marrin përsipër që ne ta ndjekim deri në fund punën e tyre. Do të kërkojmë nga pronarët e tyre të jenë në mbështetje të kësaj nisme përndryshe do të duhet të përballen me ligjin.

Por se bëjmë dot nëse vetëm ankoheni…