“Pas pagesës së taksave qytetarëve u mbeten 2 mijë lekë nga paga e luftës” por ja sa do te paguhen ne Maqedoni

505
0

PD ka reaguar përsëri në lidhje me “pagën e luftës” e caktuar nga qeveria pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ish-deputeti Agron Shehaj, shprehet se çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars.

Sipas tij, “Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë.”

Shehaj shkruan në rrjetet sociale se paketa ekonomike për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël është një mashtirm.

Nderkohe ne vendin fqinje, Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi ka deklaruar në emisionin “Opinion” në Tv Klan se ndihma ekonomike që do të përfitojnë qytetarët gjatë pandemisë, do të jetë 236 Euro, aq sa është paga minimale.

Ndërkohë që në vendin tonë, rroga minimale është 260 mijë Lekë të vjetra ose 190 Euro