Apeli i forte i imunologut britanik: Dielli eshte armiku i koronavirusit, dilni sa me shume ne diell

1172
0

Qytetaret duhet të dalin në diell, sepse ngrohtesia e diellit ndihmon në shkatërrimin e koronavirusit.

Këtë e ka deklaruar një nga imunologët më të njohur në Britaninë e Madhe, Peter Openshaw, qe eshte profesor në Imperial College ne Londer.

Ai tha se është normale që njerëzit të dalin ne diell te marrin ca rreze pasi ato dëmtojnë materialin gjenetik të patogjenit qe shkakton humbje jete.

“Dielli është shumë i keq për koronavirusin, mund te themi qe eshte armiku i tij” tha ai.

Thirrja e tij vjen në kohën kur Europa po kalon disa ditë plot diell, por qytetarët janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë dhe rrjedhimisht nuk e shijojne e as nuk i gezohen dot diellin.

Perjashtim bejne ata qe kane shtepi private qe edhe hapesiren e jashmte e kane ne shtepite e tyre ndersa qytetaret qe banojne ne apartamente te gjejne ndonje mundesi per te kapur rrezet neper dritare a ballkone.