Nga e hena, masa të “pazakonta”! Edhe këmbësorëve do u hiqet patenta e makines. Lejohet vetëm 1 pasagjer, në sediljen e pasme

2789
0

Qeveria ka njoftuar nisjen e një procesi lehtësimi gradual të masave parandaluese të COVID-19 por nga ana tjetër, ka parashikuar që të ashpërsojë masat ndëshkuese për shkelësit, duke rritur gjobat, duke zgjatur kohën e penaliteteve e duke e ashpërsuar më tej deri në burgosje.

Kryeministri bëri të ditur se do të ndryshojë Kodi Penal dhe Rrugor, duke parashikuar sekuestrimin  e makinës dhe bllokimin e patentës për shkelësit, tashmë jo në periudhë mujore por vjetore.

Ndryshimet pritet të konkretizohen në një draft konkret, megjithatë kryeministri në komunikimin publik la të kuptohej se disa prej masave do të jenë të pazakonta me qëllim që të mos frenohet ccdo shkelje.

Në listën e shkeljeve për të cilat ashpërsohet penaliteti është edhe ajo që lidhet me qarkullimin e automjeteve. Në këtë mënyrë, masat lehtësuese do të parashikojnë lirimin e qarkullimit me automjet personal për të shkuar e për t’u kthyer nga puna, megjithatë nuk do të mund të marrësh me vete më shumë se një pasagjer. Në këtë rast, pasagjeri duhet të qendrojë në sediljen e pasme. Nëse konstatohen shkelje, atëhere vecc gjobës, parashikohet heqje patente me më shumë se 1 vit.

Nëse shkelja shkon më tej, mund të rrezikosh edhe burgosjen.

Për transportimin e personave, duhet të jetë një përgjegjës i autorizuar. Do të lejohet një person tjetër nga puna që do të qendrojë mbrapa dhe jo në krah me ty dhe nëse merr persona të tjerë ke kryer kundravajtje penale dhe patjetër që do të paguash për një vepër penale.

Dhe nëse shkon në pikën që merr persona të sëmurë, persona të moshuar dhe të mitur për të cilët nuk je i autorizuar është e patolerueshme. Këto masa do të jenë aktive duke nisur nga java e ardhshme. Të jemi të qartë. Nuk janë gjoba e ndëshkime për popullin, janë vetëm për shkelësit” tha kryeministri.

Një masë tjetër është ajo që parashikon ashpërsimin e penaliteteve edhe për këmbësorët.

Nëse do të konstatohen shkelës, atëhere krahas gjobës individuale  parashikohet edhe bllokimi i automjetit nëse e ka një të tillë, edhe pse personi në fakt po qarkullon me këmbë.

Nëse shkelen masat është kundravajtje penale, jo administrative. Ashtu sikurse do ta hapim fashën orare, këmbësorët do të penalizohen dhe penalizimi do të jetë jo me një kundravajtje të thjeshtë me gjobë, por penale me gjobë ose heqje lirie. Ata që hyjnë në listën e shkelësve nëse zotërojnë një automjet privat do ta humbin për të njëjtën periudhë që ka humbur patentën. E ka edhe Italia, edhe pse ne ishim të parët që  e vumë”tha kryeministri.