Pranoi publikisht se ishte e prekur, vajza shqiptare mposht koronavirusin: Më bëri të kuptoja që ..

482
0

Në 21 mars një vajzë 24-vjeçare nga Shqipëria, pranoi publikisht se ishte infektuar me koronavirus.

Në një video-mesazh ajo i bënte thirrje të gjithëve të ndihmojnë personat që po luftojnë këtë pandemi duke qëndruar në shtëpi.

“Pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda në shtëpi, sidomos kur je i shëndetshëm, më besoni janë komplet të papërfillshme krahasuar me pasojat që të lë të shikosh familjarin që ta merr ambulanca, një familjar me të cilin do kesh kontakt vetëm telefonik për kushedi se sa kohë. Përveç kësaj, me pasojën që do kesh kur të vijnë të të bëjnë analizën dhe të të trajtojnë sikur je literalisht një mbetje kimike, sepse fundja në këtë pikë ke thuajse të njëjtën rrezikshmëri për të tjerët”, është shprehur vajza.

Së fundmi ajo ka njoftuar në rrjetin e saj social “Instagram” se e ka mposhtur koronavirusin së bashku me nënën e saj.

Në një mini-intervistë që ajo ka bërë me miqtë, është shprehur se arriti ta mposhtë koronavirusin falë imunitetit të saj.

 “Thjesht ishte një kalitje tjetër. Kuptova që jam më e fortë nga ç’mendoja. Më bëri të kuptoja që të punuarit me veten jep rezultat, pavarësisht se nuk është përherë e dallueshme në një situatë normale”.

“Unë dhe mami rezultuam negative në testimet e fundit dhe tani mezi po pres të mbarojë 14 ditëshi që të dal”.