Rritet ndjeshem numri i te prekurve ne 24 oret e fundit ne Shqiperi. Ministria: Nuk po respektohen masat!

809
0

Paraditen e sotme Ministria e Shendetesise ka publikuar te dhenat e fundit. Edhe pse rastet pritej te uleshin, nuk ka ndodhur keshtu pasi 24 oret e fundit ne Shqiperi jane konfirmuar 27 raste te reja me koronavirus duke shkuar gjithsej 304 ne te gjithe vendin.

Bie ne sy rritja e te prekurve ne qytetin e Shkodres ku numri ka shkuar ne 22 duke u dyfishuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • – Tiranë 146 raste
  • – Durrës 32 raste
  • – Lushnje 4 raste
  • – Elbasan 8 raste
  • – Fier 25 raste
  • – Kavajë 8 raste
  • – Rrogozhinë 2 raste
  • – Korçë 16 raste
  • – Vlorë 5 raste
  • – Shkodër 22 raste
  • – Lezhë 11 raste
  • – Berat 1 rast
  • – Has 8 raste
  • – Krujë 5 raste
  • -Tropojë 4 raste
  • – Pukë 4 raste
  • – Mirditë 3 raste