Çifti shqiptar bëhet i famshëm në mediat e huaja falë kësaj rastësie

948
0

Ndoshta në fillim historia e çiftit shqiptar do u duket e pabesueshme, por siç themi dhe ne, rastësia është mbreti i botës dhe rasti më tipik është historia e Verona Koliqit dhe Mirand Buzakut.

Dy të fejuarit të cilët janë me origjinë nga Kosova por që kanë vite që jetojnë në Londër, i kanë habitur mediat e huaja me historinë e tyre.

 

Ata ishin duke parë rastësisht fotot e fëmijërisë kur kanë vënë re diçka që u ka tërhequr vëmendjen.

Pasi vështruan me kujdes një foto të vajzës në plazh vunë re se djali që ishte i shtrirë me dyshekun e verdhë pas tyre ishte i fejuari i saj. Kjo foto sipas tyre është shkrepur rreth 10 vite më parë, kur secili prej tyre ishin me pushime në Mal të Zi me familjet përkatëse.

 

“Po shihnim fotot dhe ai tha: “Prit pak ai këtu jam unë”, ka treguar vajza.” Fillimisht s’po e besoja pastaj më dukej shumë për të qenë rastësi. Më pas pyetëm të afërmit tanë dhe na konfirmuan gjithçka” ka rrëfyer Verona.Një vit më parë ky djalë i propozojë për martesë Veronës dhe pritet që vitin tjetër ata ti japin fund beqarisë. Lidhja e tyre tashmë është bërë e famshme nga të gjithë, pasi menjëherë sapo vajza e shpërndau këtë histori në rrjetet sociale ajo u bë virale jo vetëm në internet por edhe në mediat botërore.

‘Daily Mail’, ‘The independent’ e disa portale të tjera i kanë kushtuar artikuj kësaj rastësie të pazakontë që lidhi dy shqiptarët.