Njëra prej dy personave që janë rëndë është një grua nga Fieri, e cila dyshohet se ka infektuar mjaft të tjerë.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se gruaja ishte kthyer më datë 6 mars nga Italia. Pasi ka patur probleme me shëndetin ajo është paraqitur disa herë në spitalin e Fierit duke u shtruar disa ditë më parë.
Pas shqetësimeve, mjekët e kanë shtruar gruan duke e kuruar për probleme pulmonare, ndërsa gruaja nuk ka treguar se ishte kthyer nga Italia.
Alarmi është dhënë vetëm ditën e djeshme pasi gruas 61 vjeçare i dolën analizat pozitive me koronavirus. Fill pas kësaj gruaja është nisur me urgjencë për në Tiranë, ndërsa janë futur në karantinë tani 18 mjekë dhe infermierë të repartit ku ishte shtruar gruaja.