Policia ka ndaluar aktorin Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit.
Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia.
Ndërkohë që rezulton se ai ka hyrë nga Italia më 8 mars në vend.
Policia e ka shoqëruara aktorin për në banesë.
Pas këtij lajmi, Olsi ka reaguar me një postim në Instagram ku ka shkruar se është vetëizoluar dhe nuk ka pasur kontakt me asnjë familjar, madje është vizituar edhe në Urgjencën e Infektivit.
Policia e kishte ndaluar vetëm per lejen e tij të qarkullimit dhe e kishte shoqëruar deri në shtëpi.