Lajm i mirë nga Italia! Pacienti me koronavirus kurohet falë këtij ilaçi

365
0

Një pacient i prekur me koronavirus në Itali është kuruar falë një ilaci kundër artritit, i njohur si “Tocilizumab”.

Onkologu Paolo Ascierto nga spitali Pascale në Napoli po kërkon protokoll kombëtar për të përdorur këtë ilaç tek pacientët e tjerë.

“Ilaçi ka provuar të jetë efektiv kundër pneumonisë Covid-19 . Dy pacientë u trajtuan, në 24 orë terapia tregoi rezultate të shkëlqyera dhe njëri prej të dyve do të heqë tubin e oksigjenit dhe të marrë frymë vetë”, tha mjeku.

Sipas Ascierto, pacientë të tjerë kanë marrë terapi në qendrat e Bergamos, Fano dhe Milano. Por është shumë e rëndësishme që përdorimi i tij të zgjatet sa më shpejt, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë.

“Struktura jonë së bashku me Spitalin e Colli ishte i pari në Itali që përdori këtë terapi te pacientët me koronavirus. Ne kemi krijuar një urë të vërtetë studimi me kolegët kinezë, të cilët kishin vërejtur tashmë një përmirësim të pacientëve të trajtuar në këtë mënyrë”, shpjegon Gerardo Botti, drejtor shkencor i Pascale.

“Vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar do të na lejojë të zhvillojmë armë efektive kundër Covid-19 dhe Pascale gjithmonë e ka dalluar veten për aftësinë e tij për të nënshkruar bashkëpunime në një nivel global. Rezultatet pozitive të tocilizumab duhet të jenë të vlefshme, për këtë arsye është i nevojshëm një studim kombëtar”, tha ai.