Rezarta Shkurta zbulon dhuratën që i la Nexhmija para se të ndërronte jetë

1476
0

Ne shkurt te ketij viti, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha e cila para se të ndërronte ka botuar librin e saj te fundit.

Rezarta ka treguar se gjatë atyre muajve te fundit Nexhmija i ka dhuruar librin e saj “Kosova e lirë”.

Ka qenë vete Rezarta që e ka zbuluar dhuratën e Nexhmije Hoxhës me një postim në Instastory ne rrjetin e saj ku tregon edhe shënimin që ajo i ka lënë. Ja shenimi ne liber:

“Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira, për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë. Të dua fort”, ka shkruar Nexhmije Hoxha.” Ndersa bashkangjitur Rezarta ka shoqëruar këtë postim me fjalet e saj pershkruese “8 Mars! Grua historike”.

Ndersa në një tjetër postim, Rezarta tregon se Nexhmije Hoxha i ka lënë dedikim tjeter te bukur edhe tek një libër tjetër asaj dhe Ermalit. “Të dashur Ermal dhe Rezarta, ju lë këtë libër, të fundit të jetës time, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë”, ka shkruar Nexhmije Hoxha.