Me vendim të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Conte në Itali në 14 provinca me 16 milionë qytetarë është ndaluar lëvizja, hyrja dhe dalja. Megjithatë nga zonat me rrezik të kuq në Itali nuk janë ndërprerë fluturimet drejt Shqipërisë, lëvizja e njerëzve vijon normalisht.
Në faqen zyrtare të aeroportit të Rinas njoftohet për tre fluturime të anuluara me Italinë nga ‘Air Albania’, një në Romë, Milano dhe Bolonja. Por burime të sigurta për Report Tv nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar pohojnë se anulimi i këtyre tre fluturimeve nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin.