Shembet hoteli qe perdorej per karantinë, 70 persona nën rrënoja (Video)

1228
0

Një hotel 5 katësh, i cili përdorej për të strehuar personat me koronavirus në karantinë, u rrëzua në Kinë. Sipas gazetës angleze, “Mirror”, hoteli ka zënë poshtë të paktën 70 persona.

Hoteli ndodhet në qytetin Quanzhou dhe ishte ndërtuar në vitin 2018.

Të paktën 28 persona janë nxjerrë nga rrënojat. Ende nuk dihet se përse është shembur godina. Forcat e sigurisë po tentojnë të shpëtojnë njerëzit e ngecur nën rrënoja.