Çifti nga Dibra e Madhe rezulton i infektuar me koronavirus, para disa ditëve kishin ardhur nga Italia

711
0

Shënohen 2 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi pasditen e kësaj të premteje se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra e Madhe.

Të prekurit me virusin e rrezikshëm ishin kthyer në Maqedoni nga Italia, disa ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për mediat deklaroi se  gjendja e dy pacientëve është e qëndrushme dhe do të transportohen në klinikën infektive të Shkupit.

“Kanë fotografi shumë të lehtë klinike, një formë e lehtë e infeksionit në pjesën e sipërme respiratore, pra grip”, deklaroi Filipçe.

Për shmangien e përkeqësimit të çdo situate Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar ndalimin e të gjitha tubimeve dhe ngjarjeve të mëdha publike.

Gjithashtu është kërkuar edhe zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars.