Erdhi nga Italia para 2 ditesh, një grua nga Lushnja izolohet në QSUT, dyshohet per koronavirus

955
0

Një grua e moshes 50-vjeçe është paraqitur në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

M.V nga Urza e Lushnjes pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT për egzaminime të mëtejshme.

Mësohet se 50- vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali. Me simptomat e paraqitura dyshimet janë se 50-vjeçarja mund të jetë prekur nga Koronavirus.

Tashmë zonjës në fjale po i bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar më pas nëse është mbartëse e virusit vdekjeprurës.