OBSH jep lajmin e rëndë: Virusi nuk mund të bllokohet më, të gjithë shtetet duhet të..

4670
0

OBSH po përgatitet për të shpallur gjendjen e pandemisë pasi sipas saj virusi nuk mund të bllokohet më. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet do të duhet të zbatojnë direktivat e Organizatës, masa emergjence që mund të kalojnë nga ndalesa e aktiviteteve të prodhimit e deri në mbylljen e kufijve pasi ato të hartuara deri tani, në situatën e krijuar mund të shërbejnë vetëm për të minimizuar ndikimin dhe jo më për të bllokuar përhapjen e virusit, që tani konsiderohet e pamundur

Shpallja e pandemisë mund edhe të mos jetë globale dhe organizata mendo të shpallë ‘shtetin pandemi’, gjë e cila mund të bëhet maksimumi pas dhjetë ditësh pasi të shihet edhe përhapja e epidemisë në vendet afrikane. Aktualisht, për OBSH-në, ne jemi në fazën 5, ajo e “alarmit pandemik”, kur akoma është e mundur që virusi të izolohet.

Sidoqoftë, drejtuesit e OBSH-së nuk mendojnë për një strategji univokale dhe masat në rast të një pandemie nuk do të përgjithësohen, por do të jenë në përpjesëtim me nivelin e përhapjes së epidemisë.