Mbi 83 mijë persona te prekur në të gjithë botën, ka kthyer vemendjen e te gjitheve tek virusi me i ri i cili po perhapet me shpejtesi
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale per te gjithe duke rakomanduar qe te keni kujdes kur udhetoni ne vende ku ai eshte shume i perhapur.
Italia eshte vendi i trete ne bote per perhapjen e koronavirusit dhe jane infektuar me shume se 500 persona por mes tyre ka dhe nga ata qe jane sheruar.
Ata të infektuar nga virusi korona në këtë moment janë shtrirë në rajone të ndryshme. Mban numrin më të madh Lombardia, më pas Veneto, Emilia Romania, Liguria, Piemonte, Lazio, Sicilia, Toscana. Në Piemonte ku jetoj unë ishin 3 raste deri mbrëmë, ndërsa në qytetin tim nuk kishte asnjë rast. Mbrëmë u hasën edhe rastete e para në qytetin e Astit, 4 raste pozitive që u vunë direkt në izolim.
Në momentin që u përhap lajmi se në Itali erdhi virusi korona, ata që luajtën një rol shumë negativ ishin rrjetet sociale. U krijua shumë shpejt një psikozë masive, fri ke dhe te rrori.
Pacientët filuan të anulonin vizitat në spitale, por Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me rajone të ndryshme dhe me pushtetin lokal, morën masa shumë të forta në mënyrë që të parandalohej përhapja e virusit në mënyrë masive.
Per me shume shikoni videon