Sipas sinoptikanes Tanja Porja te A2 news, nesër paradite do të vijojnë reshjet në të gjithë territorin e vendit. Pas mesditës priten reshje dëbore në zonat malore dhe shi në ultësirën perëndimore.
Gjatë pasdites do të ketë kthjellim gradual të motit. Përsa i përket temperaturave, vlera maksimale nuk do t’i kalojë 12-13 gradë.