Romani që parashikoi para 40 vitesh perhapjen e koronavirusit në Wuhan, ja cfare shkruhet ne te

1033
0

Koronavirusi është parashikuar në një libër të publikuar në vitin 1981, me autor shkrimtarin amerikan Dean Koontz.

Romani titullohet “Sytë e errësirës” dhe tregon pasojat e një virusi brutal që shpërthen fillimisht në Wuhan të Kinës, në vitin 2020, aty ku është epiqendra e koronavirusit.

Por, virusi i romanit, që quhet Wuhan 400, është një armë biologjike e krijuar nga qeveria kineze për të dyfishuar popullsinë. Simptomat e tij nuk ngjajnë me ato të virusit të vërtetë, as vdekshmëria, pasi në roman kushdo që preket nga virusi, ndërron jetë.

Fatmirësisht, koronavirusi është shumë më pak vdekjeprurës.

Interesant është fakti që në versionin fillestar të romanit, autori thonte se virusi ishte krijuar nga qeveria ruse, por duke qenë se SHBA ishte në mes të Luftës së Ftohtë me Rusinë, u këshillua që të mos e përmendte Kremlinin.