Nje krijese e çuditshme del në breg, flasin deshmitaret te habitur: Kur u afruam pame qe..(Foto)

1631
0

Krijesa e çuditshme me kokë delfini, dhëmbë të mprehtë dhe një bisht të gjatë gjarpri doli në bregun e detit në plazhin Destiladeras në bregdetin Paqësor të Meksikës.

Vendasit e tronditur kane gjetur kafshën misterioze , por askush nuk ka arritur ta identifikojë atë.

Sipas mediave vendase, krijesa nuk ka sy, duke bërë që disa të parashikojnë se mund të ketë ardhur nga thellësia e Oqeanit Paqësor, ku asnjë dritë nuk depërton dhe sytë nuk duhen. Kafsha u gjet nga njerëz që ecnin në plazh, të cilët menduan fillimisht se ishte një delfin i ngordhur.

Kur u afruan, e kuptuan se ishte diçka krejtësisht ndryshe. Asnjë nga peshkatarët e intervistuar nuk e kishte parë më parë një kafshë të tillë. 

Megjithateë, ata theksuan se në Porto Vallarta ka një zonë detare mijëra metra të thellë.  Ata spekuluan se kjo mund të ishte shtëpia e krijesës së çuditshme.