Pas reshjeve, ja si pritet moti ne fundjave

886
0

Kalimi i një fronti të ftohtë verior ka prekur vendin tone diten e sotme duke sjelle reshje shiu në zonën e ulët dhe bregdet, ndërsa në zonat malore ka pasur reshje bore. Në mbrëmje moti do të përmirësohet, reshjet do të mbeten të pakta në zonat malore.

Temperaturat pësuan rënie në mesditë, duke u luhatur 5 gradë celsius në veri deri në 14 gradë celsius në bregdet.

Ditën e premte dhe në fundjavë sërish do kthehet stabiliteti i kushteve atmosferike, por temperaturat do të zbresin për shkak të rrymave ajrore të ftohta me origjinë nga Arktiku.

Zonat malore -4/6, zona e ulët -2/14, bregdeti 3/15 gradë celsius. Në fillimin e javës do të rikthehen masat ajrore më të ngrohta nga Mesdheu, duke i çuar sërish temperaturat në vlera 18-20 gradë celsius. Por, dimri meteorologjik parashikohet të mbyllet me mot të paqëndrueshëm.