Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu, mbrëmjen e së enjtes bëri realitet ëndrrën e saj duke prezantuar ne festivalin prestigjioz italian të Sanremos.
Ajo u vu në qendër të mediave italiane për shkak të shpejtësisë dhe se nuk pushonte se foluri.
Pas prezantimit të festivalit, moderatorja ka dhënë një intervistë për emisionin “Un Giorno da Pecora” në “Rai Radio 1”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në Sanremo.
Moderatori i radios italiane, Giorgio Lauro, i ka përmendur elokuencën në të folur. “Ke folur shumë dhe mbi të gjitha me një shpejtësi të frikshme”, është shprehur ai.
Alketa ka treguar se arsyeja e shpejtësisë së saj në të folur, ishte dëshira për të përmbledhur në një kohë të shkurtër gjithë eksperiencën në televizion.
“Është grumbullimi i shumë viteve jetë në televizion dhe doja ta jepja të gjithin, po koha në Sanremo është shumë e shkurtër”, u përgjigj ajo.