Zhvlerësohet ndjeshëm Leku, rriten monedhat e huaja

901
0

Dita e enjte ka shënuar një rritje të përgjithshme të monedhave të huaja në tregun valutor vendas.

Monedha europiane blihet sot me 121.7 lekë dhe shitet me 122.3 lekë duke fituar pikë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar sërish rritje duke u ngjitur ne nivelin e 143 lekë në shitje dhe 144 lekëve në blerje.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan është forcuar sot duke u blerë me 110.4 lekë dhe shitur me 111.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane ka qëndruar në po të njëjtat vlera sikurse dje duke u blerë sot me 113 lekë dhe shitur me 113.8 lekë, Scan.