Bieta Sulo jep lajmin e bukur në emision për fëmijën e dytë

2707
0

Moderatorja Bieta Sulo është nënë e një djali dhe shumë e përkushtuar ndaj tij, por ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen ta bëjë vogëlushin me vëlla ose një motër të vogël.

Muajin e kaluar gjatë emisionit “Ftesë në 5”, kur e ftuar ishte Ermira Çausholli, nxiti Bietën që të bëjë një fëmijë të dytë. Që pas këtij emisioni, Bieta ka marrë plot komente që i sugjerojnë ta bëjë sa më shpejt një tjetër fëmijë.

Pasditen e sotme, Bieta kishte të ftuar Erjona Rusin dhe gazetarja tha se është bërë pishman që nuk ka bërë një fëmijë të dytë duke i sugjeruar Bietës ta bëjë fëmijën e dytë para se të bëhet pishman.

“Më janë vënë këtë sezon…”, tha Bieta duke qeshur dhe videon e ka postuar në Instagram duke treguar se deri në fundvit mund të vijë lajmi i ëmbël. “Kaq sa me jane qepur kete fillim 2020-e, me duket se fundviti…”, shkruan Bieta.