“Bravo Robert” Nora flet për herë të parë për arsyen e ndarjes nga Roberti por merr surprizen ne Emision

922
0

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur, Nora Istrefi zgjodhi të flasë për herë të parë për ndarjen nga Roberti, “. Këngëtarja kishte zgjedhur që gjatë këtyre muajve të qëndronte heshtur dhe nuk ka reaguar as kur Roberti e bëri ndarjen publike e as pas thashethemeve të shumta në media për arsyen e ndarjes së tyre. 

“Ne edhe pse s’jemi bashkë, mbajmë një raport shumë të mirë për Reneen”, u shpreh Nora dhe pas kësaj Roberti u shfaq në ekran me një videomesazh.

“Nora dhe Renee ju gjithmonë do të jeni rruga e jetës sime. Ju dua fort!”, tha Roberti, mesazh të cilin Nora e komentoi: “Bravo Robert”.

Kur u pyet nga Arbana nëse e besdisin komentet në rrjete sociale rreth ndarjes se tyre, Nora u përgjigj: “Ndonjëherë më mërzisin sepse shumë gjëra nuk janë të sakta. Dihet që tek ne i ekzagjerojnë gjërat. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë.

Ajo gjithashtu tregoi se ndarja nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë problemi, por lidhja qe zgjati gati 15-vjeçare u konsumua”, tha Nora duke treguar kështu edhe arysen e ndarjes.